E Diel, 1 Nëntor 2026

“Qëndrime dhe sulme në kohën e fatkeqësive natyrore të Edi Ramës, dëshmojnë primitivizëm dhe përgatitjen për disfatën që meriton”

15-02-2012 / Gazeta 55

Deklarata/PD-ja akuzon kreun e PS-së, për përfitime politike nga fatkeqësitë natyrore

Partia Demokratike akuzoi dje kryetarin e PS-së, Edi Rama se po synon të përfitojë politikisht nga fatkeqësia natyrore e dëborës, që ka goditur disa zona të vendit.
Në një deklaratë për shtyp, zëdhënësja e PD-së, Albana Mustafaraj reagoi ndaj deklaratave të kreut të PS-së për situatën e emergjencës, duke u shprehur se, “Edi Rama qan me lot gëzimi problemet e krijuara nga fatkeqësia natyrore”. “Si në të gjitha rastet e fatkeqësive natyrore, të përmbytjeve, njeriu që dikur bënte grevë urie për të bllokuar liberalizimin e vizave për të gjithë shqiptarët, këto ditë duket se fërkon duart e hedh lot krokodili, duke shpresuar se do të mundë të nxjerrë përfitime politike nga një fatkeqësi natyrore që ka pllakosur jo vetëm Shqipërinë, por të gjithë Evropën, në të cilën kanë humbur jetën mbi 620 persona”, tha zëdhënësja. “PD i thotë Edi Ramës se këto qëndrime dhe sulme në kohë të fatkeqësive natyrore, dëshmojnë vetëm primitivizmin e moralit njerëzor dhe përgatitjen për disfatën përfundimtare që meriton”, përfundoi zëdhënësja e PD-së.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›