E Diel, 1 Nëntor 2026

Vazhdon ngërçi politik në Egjipt

Në Egjipt po vazhdon ngërçi politik pas vendimit të Gjykatës Supreme, e cila la në fuqi vendimin e saj për shpërndarjen e parlamentit të dominuar nga islamikët.

Në kundërshtim të aktvendimit, kryetari i parlamentit ka urdhëruar ligjvënësit që të kthehen në dhomën e ulët të parlamentit sot (rreth orës 14 me kohën evropiane) ndërsa Vëllazëria Myslimane i ka bërë thirrje mbështetësve të saj që të mblidhen në një “marsh një milionësh” në mbështetje të dekretit të presidentit të ri Mohamed Morsi, me të cilin u urdhërua kthimi i ligjvënësve në punë.

Këshilli Suprem i Forcave të Armatosura, që ka qeverisur vendin që nga rrëzimi i regjimit të Mubarakut në vitin e kaluar, të hënën përsëriti mbështetjen e tij për vendimin e Gjykatës së Lartë, duke theksuar në një deklaratë rëndësinë e "Kushtetutës në dritë të zhvillimeve të fundit.”

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›