E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nikoliç: Serbia po e humb Kosovën

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç është angazhuar për arritjen e një konsensusi të partive parlamentare për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Nikoliç një qëndrim të tillë ia ka përcjellë dje edhe patriarkut serb, Irinej.
 

Presidenti i Serbisë ka thënë se konsensusi nënkupton që partitë që kanë siguruar hyrje në parlament, ato që duan, të ndërtojnë strategjinë e përbashkët dhe ta zbërthejmë deri në fund.

“Serbia çdo ditë po e humb Kosovën megjithëse përfaqësuesit e qeverisë, e cila vitet e shkuara e ka drejtuar vendin, po përpiqen t`i bindin qytetarët se ajo nuk e ka njohur atë”, ka thënë Nikoliç.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›