Vazhdon numërimi në KQZ, Basha 72 vota plus
TIRANE- Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka nisur hapjen e kutive të njëjsisë nr.9 në kryeqytet për të numërar votat e hedhura në kuitët e gabuara, në zbatim të vendimit të Kolegjit Zgjedhor për rishqyrtim të të gjitha kutive dhe numërim të votave te ‘gabuara’ të cilat nuk u përfshinë në tabelat e rezultatit paraprak. Për këtë njësi, KQZ do të hapë 152 kuti. Nga numërimi i deritanishëm, kandidati demokrat, Lulzim Basha mban një avantazh prej 72 votash, kundrejt kandidatit socialist, Edi Rama.
KQZ debate për kutitë e dëmtuara
Komisioni Qendror Zgjedhor vendos hapjen e kutive te demtuara per te pare integritetin e tyre. Vendimi per hapjen e kater kutive te demtuara u parapri nga debate te shumta mes anetareve te PD-se dhe PS-se ne komision. Anetaret e opozites kane hedhur dyshime te forta per integritetin e tyre, deshmi e te cileve sipas saj nis qe nga mosperputhja e kodeve e deri tek mosrakordimi i fleteve.