Mungesa e Kodit të 5-të shkakton debate në KQZ, strategjia e PS per kontestimin
22/06/2011 Numërohen fletët e kontestuara në njësinë 6 dhe 7. Basha 71 vota plus
Ristani: “Kodi 5 përdoret në qendrën e votimit dhe jo në qendrën e numërimit. Nuk e shënojnë, se nuk shërben për numërimin.”
Kandidati demokrat Lulzim Basha kryeson me 71 vota në avantazh, ndaj kreut socialist Edi Rama në garën për Bashkinë e Tiranës. Rezultati paraprak i përket rinumërimit të votave të hedhura gabim në 1239 kuti, nga 1793 që është në total numri i parashikuar në vendimin e 13 qershorit të Kolegjit Zgjedhor. Gjatë ditës së djeshme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vijuar nga puna me numërimin e fletëve të kontestuara për njësinë 6 dhe 7, që i përkasin KZAZ-së 50 e KZAZ-së 51 në Tiranë. Pas 3 orësh, ka përfunduar mbrëmjen e djeshme procesi i numërimit të votave të hedhura në kutitë e gabuara që i përkasin KZAZ nr.51 të njësisë nr. 7. Gjithsej për këtë njësi u numëruan 195 kuti, prej të cilave 20 vota i kanë shkuar kandidatit të PD-së Lulzim Basha dhe 23 kandidatit socialist Edi Rama. Pritet që dhe gjatë ditës së sotme të ketë sërish numërime në KQZ, dhe radhën e kanë njësitë bashkiake 8 e 9.
Problematikat
Nga kutitë e hapura këto ditë në KQZ është vënë re se kodi i 5-të i sigurisë së këtyre kutive në shumicën e tyre nuk është shënuar. Edhe seanca e djeshme ishte një përsëritje e seancave të ditëve të mëparshme në sallën e këtij komisioni, ku nga dita e shtunë po vijon numërimi i 368 kutive të votimit për Tiranën. Mbledhja e djeshme u shoqërua me debate të forta mes kryetarit të KQZ-së, Arben Ristani e përfaqësuesve ligjorë të PS-së. Mollë e sherrit ka qenë pikërisht mungesa ose moshkruarja e kodit 5, që mbyll dritaren ku hidhen votat, nga komisionerët e KZAZ-së 50. Kodi 5 ka shkaktuar debate e akuza të forta mes dy kampeve politike. Pikë tjetër që shkaktoi debat ka qenë një kuti, e cila nuk ishte mbyllur mirë, ku në fillim krijoi imazhin sikur ajo ishte e thyer. Për këtë problem, nga ana e saj përfaqësuesit socialistë në sallë deklaruan se kjo ishte provë se në këtë proces mund të ketë dhe manipulime. Pretendimet e tyre detyruan anëtarët e KQZ-së që me 4 vota pro, të urdhëronin hetimin e plotë dhe të imtësishëm të kutisë në fjalë. Gjithashtu, një problem tjetër që u has gjatë numërimit të djeshëm ishte dhe gjetja e katër fletëve të votimit që nuk i përkisnin asaj qendre votimi. Nga verifikimet e KQZ-së, që hetoi këtë kuti, rezultoi se fletët korrespondonin me atë QV, duke rrëzuar pas shumë debatesh pretendimet e socialistëve për manipulim dhe devijim votash, dhe më pas u vendos që të quheshin të vlefshme fletët e gjetura aty. Nga këto, tri fletë votimi ishin për këshillin e njësisë bashkiake (2 PS dhe 1 PD), dhe fleta tjetër i përkiste kandidatit të mazhorancës për kreun e Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha.
Numërimi për njësinë 6
Sa i përket numërimit të paradites së djeshme, të fletëve të kontestuara në 190 kutitë që i përkasin KZAZ-së 50, njësisë numër 6, nga të dhënat zyrtare, kandidati socialist për Bashkinë e Tiranës, Edi Rama ka marrë 27 vota, ndërkohë që Basha ka marrë 20 vota. Në total janë gjetur 47 fletë votimi të hedhura gabim. Nga numërimi i fletëve të hedhura gabim në 190 kuti votimi në këtë njësi, që përkon me zonën e Kombinatit, Rama ishte në avantazh me 7 vota. Në total rezultati deri në pasditen e djeshme ka qenë 74 vota plus për kandidatin demokrat Lulzim Basha, nga 82 vota që ishin një ditë më parë, nga numërimi i votave të hedhura gabim në 634 kuti. Procesi i hapjes së kutive dhe numërimit të fletëve të kontestuara në 368 qendrat e votimit të Bashkisë Tiranë filloi ditën e shtunë, më 18 qershor, dhe do të vazhdojë për 11 minibashkitë e Tiranës. Gjatë këtyre ditëve, në KQZ janë numëruar fletët e kontestuara në kutitë e njësive bashkiake 1, 2, 3, 4, 5, 6, dhe 7. Numërimi bëhet nga 8 grupe njëkohësisht, në të cilat bëjnë pjesë dy punonjës të administratës së KQZ-së dhe nga një përfaqësues i dy forcave politike, PD-së dhe PS-së.
Debatet për kodin e 5-të
Edhe gjatë ditës së djeshme, ku ka vijuar hapja dhe numërimi Iifletëve të votimit të hedhura gabim më 8 maj, në sallën e KQZ-së nuk kanë reshtur debatet rreth mungesës së kodit 5-të në kutitë e hapura. Nënkryetarja e KQZ-së, Dëshira Subashi, deklaroi se “kam kërkuar të bëhet hetim i plotë administrativ dhe ju nuk keni pranuar”. Dhe për këtë, përfaqësuesi i PS-së në KQZ, Genc Gjonçaj theksoi se kur mungojnë kode sa në një kuti në tjetrën, nuk mund të vijohet rinumërimi i votave pa u sqaruar mirë kjo çështje. Ndërkohë kreu i KQZ, Arben Ristani, theksoi se “kodi 5 përdoret në qendrën e votimit dhe jo në qendrën e numërimit. Ndaj nuk para e shënojnë kodin 5 në formula, se nuk shërben për numërimin. Kaq ishte sqarimi, tani vijojmë punën”, tha Ristani.
Olli: E pamundur të ndryshohet Kodi i 5-të
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Leonard Olli ka reaguar dje pasdite në lidhje me akuzat e ngritura nga Partia Socialiste, për ndryshimin e kodit të 5-të në kutitë që po rinumërohen. Olli ka hedhur poshtë këto akuza, duke thënë se dicka e tillë është e pamundur, pasi kodet mund të verifikohen në procesverbal. “Në raport me pretendimet për kodin e 5-të në emër të KQZ- deklaroj se është pothuajse e pamundur të mos ekzistojë kodi i pestë në kapakun e kutisë së votimit. Është e pamundur të ndryshohet ky kod, sepse është një kod që është vendosur që në KZAZ. Në cdo kuti që është hapur kanë koresponduar të pestë kodet, pastaj është proceduar me hapjen e tyre. Nga 1050 kuti që janë hapur nuk ka koresponduar vetëm një shifër e kodit të pestë që ka 6 shifra sigurie. Duke pasur procesverbalet së bashku me kopjet e depozituara mund të provojmë nëse këto shifra përputhen apo jo”, tha Olli.
Kutia 1861/1
Kutia që i përket votave për kryetar të njësisë bashkiake numër 6, e qendrës së votimit 1861/1, u kthye në një mollë sherri mes përfaqësuesve të PS-së dhe kreut të KQZ-së, Arben Ristani. Kjo kuti, e cila nuk ishte mbyllur mirë, u duk sikur ishte e thyer. PS deklaroi se kjo ishte provë se në këtë proces mund të ketë dhe manipulime. Përfaqësuesit e PS-së pretendojnë se ajo është hapur në cepin e saj, nga ku mund të futet dora kollaj për të nxjerrë dhe zarfet jo vetëm me fletët e votimit, por dhe me materialet dhe procesverbalet që ndodhen brenda kutisë.
Saliani, PS: Në atë kuti është vjedhur jo vetëm vota e qytetarëve, por janë ndërruar dhe procesverbalet.
Ristani: Kjo është gënjeshtra e radhës nga ana juaj. Ajo kuti është e pacenueshme.
Saliani: Aty janë futur vota.
Ristani: Nuk është aspak e vërtetë.
Saliani: Ju keni frikë ta pranoni vjedhjen e votave që është bërë në atë kuti.
Ristani urdhëron punonjësit e KQZ-së: Merreni atë kuti dhe vendoseni këtu në qendër, që ta shohin të gjithë se çfarë gënjeshtrash thuren nga socialistët për punën që po zhvillon KQZ-ja prej katër ditësh. Mundohuni tani ta hapni nga cepi dhe të nxirrni zarfet jashtë, siç dhe pretendoni se ata dalin që aty me lehtësi.
Saliani: Ja se do vinë vëzhguesit tanë ta bëjnë.
Ristani u thotë vëzhguesve të PS-së, të cilët po mundoheshin të nxirrnin zarfet që ndodheshin brenda kutisë: Drejtohuni nga kamerat. Kujdes me zarfet, nëse i dëmtoni do mbani përgjegjësi. Nxire kutinë përpara, tani hajde të provojmë të nxjerrim ndonjë gjë nga kutia. Nxirrni ndonjë gjë nga kutia. Hajde Eridian, provo nëse nxirret ndonjë gjë nga kutia! Të lutem, provo të nxjerrësh ndonjë gjë nga kutia!
Salianji: Ja të fusim një herë...
Ristani: Për të futur e provojmë kur ta hapim kutinë dhe ajo është lehtësisht e verifikueshme. Provoni të gjeni dhe nëse futen.
Vëzhguesi i PS: Ja po e provoj.
Ristani: Provo të nxjerrësh gjë nga kutia, kujdes se mos gris materialet! Atëherë nuk del gjë nga kutia. Meqë nuk del gjë nga kutia, provoni se mos fusni.
Vëzhguesit pas disa përpjekjeve fusin dorën brenda kutisë dhe nxjerrin zarfet. Nga ana tjetër të gjithë përfaqësuesit e PS-së që ndodheshin në sallën ku po vijon numërimi i votave të hedhura gabim në Tiranë, duartrokasin gjestin e vëzhguesve.
Gjonçaj i PS, i drejtohet Ristanit: Ky është basti që keni ju me shqiptarët sot. Dhe këtë sapo e humbët.
Ristani: Duroni, tani këtu ku jemi të gjithë edhe në prezencë të kamerave merreni dhe bëni hetim të kutisë. Bëji hetim të plotë aty ku është kutia. Hetimi i plotë është tabela e rezultatit siç është, nxirren fletët e votimit nëse korrespondojnë të gjitha apo jo.
Salianji: Vëzhguesi ynë nuk merr pjesë në verifikimin e kësaj kutie.
Ristani: Këtu përpara të gjithëve merreni, bëni hetim të plotë kutisë. E hedhim në votim kush është dakord. 4 pro. Vazhdoni hetimin e kutisë.
Administrata: Kodet përputhen tërësisht me procesverbalin. Kutia ka integritet të plotë dhe mund të vlerësohet, zoti kryetar.
Ristani: E shikoni? Nuk pati asnjë gjë për duartrokitje. Gjithçka korrespondon dhe është në rregull. Të bëhet një hetim i plotë dhe i imtësishëm i asaj kutie.
Hapet kutia 1861/1
Punonjësit raportojnë: Këtu u gjenden katër fletë votimi të vlefshme, që nuk i përkasin kësaj qendre votimi. Nga këto, 1 është për kandidatin për kryetar bashkie Lulzim Basha, dhe tri fletë të tjera për këshillin e bashkisë së madhe. Nga këto 2 janë për Partinë Socialiste dhe 1 për Partinë Demokratike.
Në përfundim, vota që u gjend për Bashën, pavarësisht se i përkiste një tjetër qendre votimi, u shpall u vlefshme dhe kaloi në favor të Bashës.
Kutia 1879, mungon kodi i 5-të i sigurisë
Gjonçaj: Te kjo kutia që sapo e vëzhgova nga afër personalisht, mungesa e kodit të 5-të të sigurisë cenon rëndë integritetin e saj, ku rezulton se numri i fletëve të pavlefshme nuk korrespondon me fletët e deklaruara në procesverbalin e tyre nga anëtarët e grupit të numërimit të kësaj qendre. Aty janë hedhur me dorë fletë të tjera.
Ristani: Hiqni dorë nga gënjeshtrat Genci, se nuk është e hijshme kjo punë.
Gjonçaj: Nuk është gënjeshtër kjo që po ju them, zoti Ristani, por jeni ju që po cenoni deri në denigrim të tij të gjithë procesin zgjedhor, duke na damkosur si gënjeshtarë. Shko e verifikoje vetë këtë që sapo ju konfirmova, se kutinë nuk e keni shumë larg.
Ristani: S’kam pse të ngrihem nga tavolina, por pyes numëruesit që janë aty. Si është puna me rakordimet në kutinë 1879?
Ristani: Genci lërini gënjeshtrat. Nga kodi i 5 apo nga e çara e kapakut ku futen fletët e votimit as nuk hynë, as nuk dalin dot zarfe. Ja tua konfirmojmë gënjeshtrën. Sa fletë ishin?
Administrata: 47.
Ristani: Sa dilte në procesverbal?
Administrata: 47.
Ristani: E kupton Genc, sa gënjeshtar që je? Tani thuaju këtyre të duartrokasin. U kape në gënjeshtër, Genc.
Gjonçaj: Unë do isha shumë i lumtur po të kapesha gjithmonë në gënjeshtër.
Ristani: Që ti e nuk e ke problem të gënjesh, është e qartë.
Ristani: E shikon Genci, që ishte e gënjeshtërt e gjithë situata që sapo krijuat?
Gjonçaj: Po çfarë gënjeshtre po thua, o zotëri?! Unë i pashë vetë.
Ristani: E dëgjove çfarë raportoi numëruesi? U kapët në gënjeshtër, dhe tani na lër të punojmë. Këtu mbyllet kjo çështje.
Gjonçaj fillon të replikojë, por Ristani i mbyll mikrofonin, dhe kjo përsëritet 6 herë radhazi, duke shkaktuar të qeshura në sallën e mbledhjeve të KQZ-së.
Gjonçaj nevrikoset dhe i thotë Ristanit: Po kur do heqësh dorë nga të fikurat e mikrofonit, Beni?
Ristani: Do heq dorë nga fikja e mikrofonit, kur ti të heqësh dorë nga gënjeshtrat.
Sërish përsëritet situata, Gjonçaj nis nga replikat, dhe Ristani i fik mikrofonin.
Gjonçaj: Na lër të flasim, o kryetar. Të mbaroj atë që dua të them dhe pastaj flit vetë sa të duash.
Ristani: Folët boll, mjaft me gënjeshtra! U kape në gënjeshtër, e mbyllim tani këtë gjë. Herë tjetër ta jap fjalën prapë.