Vazhdon oferta për shërbimin e telefonit në shtëpi “Vodafone Home”
Vazhdon oferta fantastike për “Vodafone Home”. Për t’u gjendur sa më pranë nevojave të
klientëve në këtë fund viti, “Vodafone Albania” u jep mundësinë të gjithë atyre konsumatorëve, të cilët nuk kanë përfituar akoma nga oferta e fundit të “Vodafone Home”, të mund të përfitojnë gjatë këtij muaji. Për periudhën 10 nëntor-9 dhjetor 2009 ju mund të aktivizoni shërbimin e telefonit në shtëpi me çmime fantastike. Nëse dëshironi të aktivizoni “Vodafone Home” me kontratë ose me parapagesë, ju do mund të përfitoni nga ulja prej 60 përqindësh të çmimit të aparateve. Me këtë ulje një aparat “Jablocom GDP-04A” kushton vetëm 7200 lekë (me TVSH) dhe jo më 18000 lekë, si dhe çmimi për një aparat “Sagem RL 302” kushton vetëm 4230 lekë (me TVSH) dhe jo më 10800 lekë. Por oferta nuk mbaron këtu. Gjatë periudhës 10 nëntor-9 dhjetor 2009, të gjithë ju që do të aktivizoni shërbimin “Vodafone Home” me kontratë, nuk do të paguani tarifën mujore të abonimit prej 1000 lekë (pa TVSH) për muajin e parë të aktivizimit. Për më tepër, nëse dëshironi të aktivizoni shërbimin e internetit, nuk do të paguani tarifën e aktivizimit prej 1250 lekësh (pa TVSH) për muajin e parë. “Vodafone Home” është një zgjidhje për të gjithë ata individë dhe familje që dëshirojnë të kenë një shërbim telefonik të besueshëm, praktik dhe me çmime konkurruese. Duke filluar nga 4.17 lekë/minuta drejt numrave “Vodafone Home” dhe numrave te tjerë fiks në të gjithë Shqipërinë, ky shërbim lehtëson më shumë komunikimin në shtëpinë tuaj.
18 Nentor 2009