Shorti i Botërorit, vazot
FIFA ka përcaktuar edhe katër vazot e mundshme me nga tetë skuadra secila për shortin e finaleve të Kampionatit Botëror “Afrika e Jugut”, e që do të hidhet, më 4 dhjetor, ora 19:00.
VAZO 1
Afrika e Jugut
Brazili
Spanja
Italia
Gjermania
Argjentina
Anglia
Franca/Irlanda
Vazo 2
Holanda
Portugalia/Bosnja
Rusia/Slovenia
Zvicra
Greqia/Ukraina
Serbia
Danimarka
Sllovakia
Grupi 3
Bregu i Fildishtë
Gana
Kameruni
Nigeria
Egjipti/Algjeria
Paraguai
Kili
Uruguai/Kosta Rika
Vazo 4
Japonia
Koreja e Jugut
Koreja e Veriut
Australia
Zelanda e Re
Shtetet e Bashkuara
Meksika
Hondurasi
Zvicra, kampionia e botës me lojtarë shqiptarë
Zvicra është kampionia e botës për moshën U-17. Dhe ky është një sukses historik për vendin helvetik, por ajo që e bën më interesante këtë triumf me përmasa botërore, është fakti se 14 nga kampionët nuk kanë të bëjnë aspak me fanellën e Zvicrës, por u përkasin kombësive të tjera. Gazeta e njohur austriake “Kurier” ka hartuar edhe një listë me lojtarët, ku spikasin tre shqiptarë midis tyre. Ja dhe lista e kampionëve të freskët të Zvicrës: Goncalves (Portugali), Sead Hajrovic (Bosnjë), Pajtim Kasami (Shqipëri), Nassim Ben Khalifa (Tunizi), Joel Kiassumbua (Kongo), Igor Mijatovic (Serbi), Maik Nakic (Kroci), Kofi Nimeley (Gana), Ricardo Rodriguez (Kili), Haris Seferovic (Bosnjë), Robin Veki (Itali), Frederic Veseli (Shqipëri), Granit Xhaka (Shqipëri), Daniel Chappuis (Tailandë).
Vdes lojtari De Nigris
Futbollisti meksikan i Larisës në Greqi, Antonio De Nigris, vdiq si pasojë e një ataku kardiak. 31-vjeçari, 8 ndeshje me Kombëtaren e Meksikës, la të pikëlluar bashkëshorten dhe vajzën 5-vjeçare. Kjo është vdekja e dytë e një futbollisti brenda një kohe të shkurtër pas asaj të vetëvrasjes së portierit të Kombëtares gjermane, Robert Henke.
17 Nentor 2009