Buxheti 2010, krijohet fondi rajonal 50 milione euro
Blerina Hoxha
Buxheti i vitit qe vjen per here te pare do te krijoje nje fond per zhvillimin rajonal i cili sipas parashikimeve te ministrise se Financave do te perfshije nje shume prej 50 milione eurosh. Per menaxhimin e kesaj shume do te ngrihet nje autoritet i posacem qe do te integroje ne rajone te vecanta, te gjitha investimet e pushtetit qendror qe lidhen me infrastrukturen, ujitjen, pyjet dhe furnizimin me uje. Projektet per zona te vecanta nuk do te zhvillohen ne menyre te pavarur, por do te integrohen me njera-tjetren ne interes te zhvillimit rural. Vendosja e nje kupole per te gjithe projektet buxhetore rajonale, duke krijuar nje autoritet per nje koordinim te plote te tyre, eshte nje risi e buxhetit te vitit qe vjen. Ekspertet ne Ministrine e Financave kane sqaruar se nepermjet ketij komiteti vitin qe vjen do te kalojne 50 milione euro fonde, qe do te adresohen per zonat me ne nevoje. Zhvillimi ekonomik i komunave, bashkive dhe qarqeve, nuk eshte nje problem i vecuar lokal apo vetem i pushtetit vendor perkundrazi, ai eshte nje problem qe lidhet ne menyre te drejtperdrejte me zhvillimin ekonomik ne nivel kombetar, me krijimin e nje klime inkurajuese per biznesin nepermjet investimeve ne infrastrukture, si dhe ne luften per uljen e varferise, sqaron Ministria e Financave ne vijim te ngritjes se fondit rajonal. Keshtu per te inkurajuar zhvillimin ekonomik, nga njesia me e vogel administrative, qe eshte komuna, bashkia e deri ne nivel qarku, eshte e nevojshme qe politikat buxhetore kombetare te harmonizohen me politikat buxhetore vendore edhe ne funksion te kesaj filozofie, sqarojne te njejtat burime. Per keto arsye, politikat buxhetore duhet te orientohen drejt politikave te zhvillimit rajonal. Ministria e Financave sqaron se kjo politike do te ishte nje ushtrim parapergatitor per rajonet, qe per interesa te zhvillimit te tyre ne te ardhmen, te aplikojne per fonde strukturore dhe per investimi ne tregjet financiare brenda e jashte vendit dhe ne institucionet financiare te Bashkimit Evropian. Ky fond do te krijohet duke mbledhur fonde nga ministrit e linjes, te cilat investojne ne nivel vendor. Krijimi i fondit pervecse ka avantazhin e perqendrimit te tyre duke shmangur fragmentimin, rrit edhe shkallen e decentralizmit pas ne vendimmarrjen e pushtetit lokal.