Vazhdon pasiguria në Irak
Bagdat - Një bombë artizanale shpërtheu pranë një patrulle të ushtrisë në distriktin Karrada, në qendër të Bagdadit, duke shkaktuar plagosjen e katër personave, përfshi dy ushtarëve irakianë, njoftoi policia.
Mosul: Një bombë artizanale shpërtheu dje pranë një patrulle të policisë, duke shkaktuar vdekjen e një civili dhe plagosjen e dy personave të tjerë, përfshi një polic, në Mosul, 390 kilometra në veri të Bagdadit, njoftoi policia.
Mosul- Tre persona u plagosën dje nga shpërthimi i një bombe të fshehur në një rrugë në juglindje të Mosulit, njoftoi policia.
Bagdat- Ushtria irakiane arrestoi dje gjashtë të kërkuar, të cilët po përpiqeshin të vendosnin një bombë artizanale në jug të Bagdadit, deklaroi zëdhënësi i sigurisë, Qassim al-Moussawi.
Moussawi theksoi se ata kishin rrëfyer gjatë marrjes në pyetje se planifikonin të vrisnin guvernatorin e Bagdadit, Hussein al-Tahan.