E Shtunë, 31 Tetor 2026

PR: Të ngrihet KQZ-ja

Berat - Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka kërkuar sot ngritjen sa më shpejtë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që sipas Mediut kjo duhet të realizohet për të respektuar afatet zgjedhore. Vetëm pak muaj nga zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit, kreu i PRS-së, theksoi se kjo parti e kishte gati anëtarin e saj për në KQZ. Në vijim, Mediu nënvizoi se priste të gjente konsensusin e mazhorancës për emrin e propozuar.

Në bazë të Kodi të ri zgjedhor, është ndryshuar formati i KQZ-së, duke e shkrirë aktualisht këtë institucion të rëndësishëm zgjedhor. Dy partitë e mëdha, pritet të vendosin së shpejti për krijimin e Komisionit Qendror të administrimit të zgjedhjeve, nga ku nis administrata zgjedhore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›