E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vazhdon perplasja brenda PS-se se Gjirokastres

Pasuesit e deputetit Tavo peticion kunder kryebashkiakut Bime dhe kryetarit te deges

Pasuesit e deputetit te larguar Vangjel Tavo te mbetur ne PS-ne e Gjirokastres pas lenies nga ana e tij te grupit parlamentar te kesaj partie dhe kalimi te grupi parlamentar i LSI-se kane nenshkruar nje peticion me ane te se cilit ata kerkojne qe te shmangin nga kandidimi per kryetar partie te kryetarit aktual te deges Florian Hysin dhe rikandidimin per kryetar bashkie te kryebashkiakut aktual Flamur Bime. Burime brenda ketij grupi militantesh u shprehen per Shqip se edhe pas ikjes se deputetit Tavo ata mbeten te pozicionuar dhe te vendosur per te kundershtuat deri ne fund kryebashkiakun Bime dhe kryetarin e PS-se se Gjirokastres Florion Hysi te cileve u adresojne humbjen e socialisteve gjate zgjedhjeve te fundit parlamentare. Ne kete peticion kryebashkiaku Bime akuzohet se ka formuar nje bashki-parti dhe nje parti-bashki. Sipas nenshkruesve nje kopje e peticionit e nenshkruar nga rreth 500 anetare te kesaj partie ne Gjirokaster i eshte dorezuar vete kryetarit te PSSH-se Edi Rama gjate mbledhjes se fundit te kryesise se kesaj partie ne Tirane nderkohe qe kopje te peticionit u jane shperndare edhe deputeteve socialiste te qarkut Arta Dade dhe Ethem Ruka. Nenshkruesit e peticionit qe pergjithesisht jane te njohur si pasues te deputetit Tavo nuk kane pranuar te bejne komente rreth permbajtjes dhe kerkesave te peticionit por jane shprehur se ata jane ne pritje te reagimeve nga organet drejtuese te partise nderkohe qe edhe nga grupi i tyre kundershtar as Hyse e as Bime nuk kane pranuar te prononcohen per momentin rreth situates por kane bere deri tani disa komente rreth menyres se grumbullimit te firmave nga grupi kundershtar. Sipas militanteve socialiste pro kryebashkiakut Bime me firmat e ketij peticioni eshte abuzuar pasi shume nga te pyeturit kane mohuar nenshkrimin e ketij peticioni. Partia Socialiste ka nje statut dhe nje program te cilat duhet te respektohen nga gjithe anetaresia dhe organet drejtuese te zgjedhura ka disa parime dhe kritere per caktimin e kandidaturave dhe natyrisht ajo qe vendos ne fund te fundit eshte vota e lire e anetaresise u shpreh dje kryetari aktual i Partise Socialiste ne Gjirokaster Florian Hysi rreth ketij reagimi te radhes te kundershtareve te kandidimit te tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›