Humb jeten ne aksident emigranti Besnik Duka
Itali
Besnik Duka 41-vjecari shqiptar humbi jete tragjikisht ne qytetin e Forlit ne Itali ku punonte prej kohesh. Mediat italiane raportojne se Duka ka vdekur ne vend nga goditja ne koke e nje peshe te rende qe transportonte ekskavatori. Sipas deshmitareve emigranti shqiptar punonte ne nje kompani ndertimi e cila po kryente disa punime ne levizjen me ekskavator te disa pjeseve betoni. Policia tha se ngjarja ishte aksidentale por pritet perfundimi i hetimeve nga karabinieria per te zbardhur plotesisht ngjarjen. Shqiptari Besnik Duka jetonte prej kohesh ne Itali se bashku me gruan dhe tre femijet e tij. Ngjarja ndodhi ne zonen qe njihet me emrin Via del Girasole 4 ku ishte dhe kantieri i firmes Cilotti ku i ndjeri punonte.