E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vazhdon procesi kundër të akuzuarit në bazën Fort Hood

Procesi gjyqësor ushtarak kundër majorit të ushtrisë amerikane, Nidal Hasan, të akuzuar për vrasjen e 13 ushtarëve dhe plagosjen e disa të tjerëve, ka vazhduar për të dytën ditë me radhë.

Gjatë procesit, dëshmitarët kanë treguar se si majori Hasan kishte hyrë në një lokal të bazës Fort Hood, në muajin nëntor të vitit 2009, dhe kishte hapur zjarr.

Ushtarakja Meagan Martinez e identifikoi majorin Hasan dhe tha se “ai ka hapur zjarr kundër çdo gjëje që lëvizte”.

Nga ana tjetër, ushtarakja Maria Guerra e ka përshkruar skenën pas të shtënave, duke thënë se kishte parë “trupa të pajetë gjithkah, ka parë gjak dhe askush nuk ka lëvizur”, transmeton Rel.

Majori Nidal Hasan ka pranuar se ka hapur zjarr kundër ushtarëve, por pretendon se ka vepruar për t’i parandaluar trupat amerikane që të mos vrasin myslimanë.

Nidal Hasan është mysliman i lindur në SHBA nga prindërit palestinezë./Indeksonline/  

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›