Në aksident gjen vdekjen 50 vjeçari

Një person ka humbur jetën pas një aksidenti të pak minutave më parë në afërsi të zonës së njohur si Gjiri i Lalzit.
Nga të dhënat e para mësohet se një automjet është përplasur me një shtyllë dhe si pasojë ka gjetur vdekjen shtetasi, Behar Stafuka, 50 vjeç, banues në Nikël./Indeksonline/