E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohen 5 shqiptarë për shfrytëzim prostitucioni

Në lagjen Sampierdarena të qytetit të Gjenovës në Itali janë arrestuar sot 5 shtetas shqiptarë për prostitucion.

Ata shfrytëzonin për prostitucion vajza shqiptare dhe rumune, shkruan Shqiptarja.

Operacioni filloi pas denoncimit të dy prostitutave. Më pas policia monitori 2 prostitutat, çka çoi në arrestimin e shqiptarëve.

Të arrestuarit janë: Rigers Lula (30 vjeç), Arbër Mançellari (30 vjeç), Bukurosh Çela (30 vjeç), Ilir Rinxhi (36 vjeç), Arjan Zenuni (34 vjeç).

Në banesën e Bukurosh Çelës, i cili mbahej si kreu i organizatës, u gjetën 400 gr. heroinë dhe 2.5 gr. kokainë./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›