E Diel, 1 Nëntor 2026

Vazhdon shkëlqimi i Salihit

Hamdi Salihi vazhdon shkëlqimin në fanellën e D.C. United. Sulmuesi shqiptar e ka shënuar të shtunën golin e katërt në pesë ndeshjet e fundit, duke e konfirmuar kështu formën e mirë. Futbollisti shkodran e shënoi golin e tretë, në fitoren 3:1 ndaj ekipit Toronto FC.

“Në çdo ndeshje, ne luajmë mirë e më mirë. Shpresoj që të vazhdojmë në këtë rrugë dhe t’i fitojmë edhe ndeshjet e ardhshme. Si rezultat i kësaj, ne mund të bëhemi ekip i cili luan në play-off”, theksoi ish futbollisti i Rapid Vjenës.

D.C. United e fitoi ndeshjen e dytë rresht. Përfaqësuesi shqiptar, pas një fillimi dështues të sezonit, u këndell dhe po e luan një rol kyç në sulmin e ekipit amerikan. Salihi ishte transferuar në kampionatin amerikan të futbollit – MLS gjatë dimrit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›