E Shtunë, 31 Tetor 2026

Torino e Bashës, rikthehet në Serie A

Torino e Migjen Bashës e ka festuar të dielën rikthimin në Serie A. Fitorja ndaj Modenës, në kuadër të xhiros së parafundit të Serie B, ishte e mjaftueshme për skuadrën Granata që ta sigurojë inkuadrimin në një nivel më të lartë garash, nga sezoni i ardhshëm.

Torino fitoi me rezultat 2:0 falë golave të Oduamadit (24’) e Feudis (39’)

Skuadra e trajnerit Giampiero Ventura u rikthye në elitën e futbollit italian, pas tri vjetësh, kur kishte rënë në ligën e dytë, pas humbjes 3:2 në Olimpico nga Roma, më 31 maj të vitit 2009.

Një xhiro pa përfunduar sezoni, Torino ka grumbulluar 82 pikë, 5 më shumë se Pescara dhe Verona.

Pa dyshim, merita të veçanta në këtë arritje të Torinos kishte edhe mesfushori kosovar, Migjen Basha, i cili iu bashkua këtij ekipi në formë huazimi gjatë verës së vitit që shkoi nga Atalanta.

Gjatë verës, pritet të dihet përfundimisht nëse Basha sezonin e ardhshëm do t’i mbrojë ngjyrat e klubit nga Bergamo apo atij nga Torino.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›