E Shtunë, 31 Tetor 2026

Keane, i gatshëm për Euro 2012

Robbie Keane do t’i bashkohet Kombëtares së Irlandës në stërvitje, pasi testet e bëra dolën në rregull dhe ai nuk kishte asnjë problem.

Ishte menduar se ai do ta humbte Kampionatin Evropian për shkak të një tërheqjeje muskulore, por Federata e Futbollit e Irlandës (FAI) përmes një komunikate ka bërë të ditur se ai është mirë dhe se shumë shpejt do t’i bashkëngjitet pjesës tjetër të skuadrës.

“Ne sot i kemi marrë rezultatet e skanimit të Robbie Keane dhe nuk shihet se ka ndonjë problem. Ai është mirë dhe shumë shpejt do t’i bashkëngjitet skuadrës në stërvitje”, thuhej në komunikatën e lëshuar nga FAI.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›