Vazhdon sot seanca gjyqësore për rastin “Kleçka”

Vazhdon edhe sot seanca gjyqësore për rastin “Kleçka”, e cila do të jetë e mbyllur për publikun. Në këtë seancë pritët që avokatët mbrojtës të marrin në pyetje dëshmitaren e koduar me shifrën “Y”. Ajo dje ka mohuar në tersi deklaratat e dhënë në vitin 2010 gjatë fazës së hetimeve, duke thënë se ka qenë nën presionin e prokurorit Maurizio Salustro dhe zyrtarëve të EULEX-it.
Ajo me këtë rast ka akuzuar prokurorin për presionet që i ka bërë për të dhënë dëshminë e saj kundër të akuzuarve në rastin ‘Kleçka’.
Dëshmitarja gjatë dhënies së dëshmisë kishte kërkuar që dje ta përfundonte dëshminë e saj sa më shpejt që është e mundshme që mos të krijoj trauma dhe shqetësime për familjen e saj dhe anëtarët e ngushtë të familjes së saj, megjithatë për shkak të pyetjeve nga ana e prokurorisë dëshmia e saj do të vazhdojë edhe sot. /Indeksonline/