Kryeministri Thaçi viziton Bullgarinë

Me ftesë të kryeministrit të Bullgarisë, Marin Raykov, kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi do të qëndrojë për një vizitë zyrtare në Sofje.
Në kuadër të vizitës, Kryeministri Thaçi do të zhvillojë një takim me kryeministrin e Bullgarisë, Marin Raykov, si dhe do të pritet nga presidenti i Bullgarisë, Rosen Plevneliev.
Vizita e Kryeministrit Thaçi në Bullgari është në kuadër të thellimit të bashkëpunimit ndërshtetëror të Kosovës dhe Bullgarisë në të gjitha fushat me interes të përbashkët, thuhet në njoftimin për media./Indeksonline/