E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jakup pishmani

Kreyparlamentari, Jakup Krasniqi ka tërhequr fjalën e djeshme për ministrin e Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, të cilin e kishte quajtur rrugaçë. Ai në fund të seancës të mbajtur ditën e premte ka shfrytëzuar rastin që të tërheqë fjalën e tij.

“Të nderuar deputetë dëshiroj të tërheq fjalën time të djeshme për ministrat, pa marr parasysh gjendja a ndryshon apo jo”, ka thënë Krasniqi.

Ai në seancën e djeshme e kishte quajtur ministrin e Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi rrugaçë.

Me këtë edhe përfundoi seanca ku u diskutuan disa projektligje. /Kosovapress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›