E Diel, 1 Nëntor 2026

Vazhdon zjarri ne Shushice

Vazhdojnë të përhapen flakët e zjarrit në pyllin e fshatit Shushicë,7 km larg Elbasanit. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar zjarrfikëset, policia, inspektorë të pyjores dhe banorë të zonës për të lokalizuar zjarrin.

Por zjarri i ndihmuar nga moti, era dhe pylli me pisha e shkurre ka përparuar duke djegur deri më tani një sipërfaqe prej rreth 4 hektarësh.

Për shkak të terrenit të thyer, zjarrfikëset e kanë pasur të vështirë ndërhyrjen për shuarjen e flakëve të zjarrit dhe një kontribut të madh po japin vetë banorët e zonës.

Sipas të dhënave paraprake zjarri ka shkrumbuar sasi të konsiderueshme të pyllit me pisha e shkurre, megjithatë nuk paraqet rrezik për banesat e fshatit.

Policia po punon për të zbardhur shkaqet e rënies së zjarrit. Deri më tani janë hedhur dy pista, ajo e shpërthimit nga pakujdesia dhe ajo e djegies së qëllimshme.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›