E Shtunë, 31 Tetor 2026

Piveti u kerkon falje vlonjateve per tragjedine e Otrantos

Irene Pivetti ish-kryetarja e parlamentit Italian nga Vlora u ka kërkuar familjeve te viktimave te Otrantos falje publike për deklaratën e bërë 14 vjet më parë. “Kërkoj falje për deklaratat e nxituara, tashmë dy popujt tanë kanë miqësi, marrëdhënia mes dy vendeve është shumë e mirë”, u shpreh Pivetti në takimin me prefektin e Vlorës e cila është gjendur para kontestimit të familjarëve të viktimave ndaj vizitës së saj.

Ish-zyrtarja italiane, sot përfaqësuese e një shoqate jo-fitimprurëse që ndodhej në Vlorë për të pritur mbërritjen e notarin Italian ka shpjeguar mardhëniet e saj miqësore me Shqipërinë si dhe interesimin për të, ndërkohë që këmbënguljes së përfaqësueses shqiptare i është përgjigjur më pas duke kërkuar ndjesë.

Irene Piveti, ka vizituar Vlorën ne kuadër edhe të nismës së notarit italian Massimo Voltolina, I cili aktualisht po përshkon detin me not. Ai ëhstë nisur nga Otranto dhe ka përshkuar deri tani plot 20 milje me not, ndërsa destinaconi final mbetet porti I jahteve në Orikum.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›