Haxhinasto Censusi me standarde nderkombetare
Zëvendëskryeministri, njëherësh ministër i Jashtëm. Edmond Haxhinasto, ka vlerësuar ligjin për regjistrimin e popullsisë, të hartuar në përputhje me standartet më të larta ndërkombëtare dhe me zero tentative për manipulim.
Gjatë një deklaratë për mediat, së bashku me delegacionin e Këshillit të Europës për të drejtat e minoriteteve, Haxhinasto ka theksuar se censusi është një domosdoshmëri, që do të bëhet në përputhje me ligjin e miratuar.
Sipas Haxhinastos secili ka të drejtë të deklarojë i lirë etninë e tij dhe sqaroi se ligji parasheh të gjithë mekanizmat që do të evitojnë çdo lloj manipulimi.
Të njëjtin mendim ka ndarë edhe përfaqësuesja e delegacionit të KiE-së, sipas të cilës secili ka të drejtë të identifikohet me anë të kombësisë që ai deklarohet. Sipas saj, regjistrimi i popullsisë do të realizohet për efekt statistikor.