E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdekja e 7-vjeçarit nga Kosova, arrestohen tre të dyshuar

Policia ka arritur të arrestojë persona të dyshuar si autorë të aksidentit me pasojë vdekjen e fëmije 7 vjeçar nga Kosovë, dje në vendin e quajtur “Ura e Dajlanit” në Durrës.

Policia ka vënë në pranga Arlind Liceni, 26 vjeç, Gersi Shopi, 25 vjeç dhe Sokol Sanxhaktari, 27 vjeç. Të tre të rinjtë janë nga Elbasani dhe arrestimi i tyre është bërë pasditen e sotme në këtë qytet. Ndalimi i tre personave është bërë, pasi ende nuk është saktësuar nga policia se cili prej tyre ka qenë në drejtimin e mjetit që aksidenti vogëlushin. raporton noa.al.

Sipas policisë, pas aksidentit të bërë dje në Durrës ata janë larguar për të humbur gjurmët vendi i ngjarjes. Vogëlushi me iniciale E. Zaberxhan, nga Vushtria e Kosovës u aksidentuar dje teksa ka qenë duke kaluar rrugën, ndërsa nuk i është dhënë ndihma e parë nga autorët pas përplasjes. Pasojë e aksidentit mendohet se ka qenë shpejtësia e madhe./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›