E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kufijte e Marin Gjollmes

Pianisti tregon per punen me pianon njohjen dhe zberthimin e veprave deri te krijimi dhe ndarja e emocionit. Nje nga pianistet model per forcen e interpretimit



Marin Gjollma nuk ka vetem nje kompozitor te dashur. Dy net me pare solli bashke ne nje koncert Bethovenin Listin Shumanin dhe Rahmaninovin. Beethoveni i duket i pashtershem Listi ka nje muzike voluminoze Shumani di te jete njeheresh melankolik nostalgjik lozonjar edhe adoleshent edhe i vjeter. Ne tre romancat e Shumanit pianisti u kujdes qe te transmetonte me tinguj vertetesine dhe lirshmerine e natyrshme jopatetike. Ndodh shpesh qe shume interpretues edhe e ekzagjerojne. Edhe lirshmeria duhet ta kontrollohet nga ana psikologjike por edhe nga energjite qe duhet te japen per te nxjerre tingullin dhe vertetesine qe duhet. Rahmaninov me etydet e tij i jep liri pianistit ti pikturoje vete tablote. Per muzikantin 29 vjecar i cili nuk ka shume vite qe eshte kthyer ne Shqiperi pas studimeve ne Shkollen e Larte te Muzikes ne Karlsruhe prezantimi i punes me muziken i ngjan asaj te hapjes se nje ekspozite per nje piktor.
Nese piktoret kane kohe per te ekspozuar muzikantet e kane kohen te matur me sekonda. Marini eshte nje muzikant aktiv vetem kete vit ka interpretuar ne dy recitale ne Tirane. shte lektor ne Fakultetin e Muzikes ne Akademine e Arteve.
Pianisti tregon per Shekullin per punen me pianon dhe njohjen e veprave.

Marin programi i koncertit kishte emra kompozitoresh qe kane jetuar ne dy shekuj ne vitet 700-900. shte e qellimshme kjo zgjedhje

Qe kur kam qene ne Liceun Artistik Jordan Misja kam interpretuar nje repertor ku perfshiheshin kompozitore boterore te periudhave te ndryshme. Qellimi im kryesor eshte qe ne cdo koncert te prezantoj larmi kompozitoresh ku te behet i ditur me vertetesi mesazhi qe secili nga ata jep me ane te muzikes.

Ben pershtypje potenciali qe ke ne interpretim. Nga vjen gjithe ajo force
Ata qe jane ne sallen e koncertit dikush qe ndihet shpirterisht i lodhur nje tjeter i merzitur vijne te harrojne dicka te futen ne nje realitet tjeter qe natyrisht perkon me realitetin e jetes. Keto vepra nuk jane bere sepse keta kompozitore jane ulur nje moment dhe kane llogaritur ne menyre matematikore notat dhe kane shkruar. Ajo eshte krijuar nga gjendjet qe ata kane kaluar qe mund te jete nje gjendje emocionale dashurie konflikti tensioni. Ne muzikanteve na del per detyre ta krijojme kete gjendje ne salle.

Ne pentagrame shkruhen vetem notat. Si arrini te merrni kuptimin e vepres
Kjo vjen me pervojen. Une mendoj gjithmone qe muzikanti sa me shume te jetoje aq me shume kupton sensin filozofik te ketyre veprave te gjendjeve qe kane dashur te percjellin nepermjet notave. Duhet pasur parasysh edhe qe merret nje informacion me pare per kohen kur kompozitori ka shkruar nje veper arsyeja se perse eshte shkruar kujt i dedikohet. Kjo gje arrihet duke pasur parasysh harmonine e cdo vepre. Nepermjet ketij kodi ne mundohemi qe ti afrohemi sa me prane te vertetes qe ata kane dashur te thone. E gjitha kjo eshte nje hapesire e paimagjinueshme dhe prandaj ne kemi pune perdite.

Zbulo ndonje detaj per momentin e interpretimit marredhenien qe krijon me instrumentin...
Momenti i interpretimit eshte intim. Shpesh here te kujtohen situata te jetes dhe shikon qe instiktivisht pa dijenine tende keto situata perballen me gjendjet qe mund te kene pasur edhe vete kompozitoret kur kane shkruar veprat.

Kush i ka vene bazat e formimit tend
Nena ime Edlira Gjollma eshte pianiste dhe ajo ka qene inisiatorja qe une te behesha pianist. Por i jam mirenjohes pedagogeve te mi ata qe me mesuan pianon. E para eshte Vasilika Petrela qe me ka dhene bazat teknike. Kam qene 8 vjet ne shkollen Kongresi i Permetit qe sot mban emrin Servete Maci. Ne Lice vazhdova me profesor Vladimir Kapon qe me ka dhene nje mbeshtetje ne formimin muzikor. Ne Akademi studiova me zyshe Nora ashkun dhe ajo vazhdoi po ate rruge qe kishin ndjekur profesoret e meparshem. Kjo vazhdimesi eci natyrshem edhe gjate studimit ne Gjermani ne Shkollen e Larte Shteterore ne Karlsruhe Gjermani me profesoren Fany Solter. Aty shkova me nje burse ne 2001. U largova nga Gjermania edhe me nje master ne muziken e dhomes. Kam pasur te beje edhe me nje pedagog te shquar Gerard Fremy ish student i pedagut legjendar Heinrich Neuhaus i cili ka qene pedagog ne Konservatorin e Moskes. Kete natyrshmeri kete vertetesi te tingullit ma kane dhene keta profesore. Qe te dy kane qene te mendimit qe lirshmeria qe ne ushtrojme ne tingull tregon gjithcka.

Te shohim shume energjik dy recitale vetem kete vit...
Kjo eshte nje deshire por eshte edhe nje mesazh qe une dua ti drejtoj publikut qe te vije sa me shpesh ne koncerte. Duke ardhur ai detyrimisht do te kerkohet edhe cilesia. Po ashtu ne rritjen e nivelit ndikon edhe perballja dhe bashkepunimi i frytshem me te huajt gjithmone duhet u nisur nga cilesia. Sepse ajo eshte ne te miren e te gjitheve

Ti vete si ndihesh ne kete ambientin shqiptar te muzikes
Sapo kam filluar dhe jam optimist


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›