Vdekja e Havel, Berisha: Mbarë Europa humbi liderin e paqes

Kryeministri Sali Berisha ka shprehur sot ngushëllimet familjarëve por dhe mbarë kombit çek për ndarjen nga jeta të ish-presidentit Vaclav Havel.
Në një mesazh drejtuar jomologut të tij çek Petr Necas, kryeministri Berisha thekson se me vdekjen e Vaclav Havel, kombi çek dhe mbarë Evropa humbën liderin dhe shkrimtarin e madh të lirisë.
“Kombet ish komuniste humbën frymëzuesin e kalimit të tyre paqësor nga diktaturat totalitare në liri, mikun e tyre të madh" thekson kryeministri Berisha.
Ish-presidenti Vaclav Havel ndërroi jetë në moshën 75-vjeçare pas një sëmundje të rëndë. Vaclav Havel, ishte shkrimtari disident i cili u bë presidenti i parë i Çekosllovakisë i periudhës post komuniste.
Si president, ai kryesoi mbi tranzicionin Çekosllovakisë në demokraci dhe në një ekonomi të tregut të lirë.Havel mori famë ndërkombëtare si një dramaturg disident në vitet 1970 me përfshirjen e tij me manifestin e të drejtave të njeriut “Charter 77”.