PR për zgjedhjet: Të ndryshohet Kodi
Republikanët shprehen pro votimit elektronik. Sipas kreu të PR-së, Fatmir Mediu, kjo mënyrë do të eliminonte subjektivizmit e shumëdiskutuara në zgjedhje. Kalimi nga votimi i kontrolluar politikisht në një votim me një teknologji, ku e drejta e votës dhe qytetarit nuk tjetërsohet subjektivisht është tërësisht i mirëpritur, - ka pohuar ai. Por kreu i PR-së ka përmendur në këtë kuadër dhe ndryshimet e nevojshme që duhen në Kodin Zgjedhor. Ai pohoi gjithashtu se Kodi Zgjedhor kërkon dhe një sërë ndryshmesh që lidhen me sistemin proporcional. Sipas Mediut, proporcionali rajonal kërkon një ndarje më të drejtë dhe të barabartë rajonale, në 7 rajone me rreth 20 mijë votues çdo rajon.