E Martë, 3 Nëntor 2026

Vdekja e Mathew Perry, ky është qetësuesi mjekësor që i mori jetën aktorit të “Friends”

Ndarja nga jeta aktorit Matthew Perry ishte si pasojë e shkaktuar nga “efektet akute të ketaminës”, kanë konfirmuar zyrtarët mjekësorë në Los Anxhelos.

Ylli u gjet i pavetëdijshëm në pishinën e shtëpisë së tij në Los Anxhelos në tetor, por një ekzaminim pas vdekjes nuk ishte përfundimtar në atë kohë.

Ai ishte i njohur më së shumti për interpretimin e Chandler Bing-ut në serialin Friends.

Në kulmin e famës së tij, Perry po luftonte me varësinë ndaj ilaçeve kundër dhimbjeve dhe alkoolit, dhe ndoqi klinikat e rehabilitimit në shumë raste./BBC/

/rtsh.al/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›