E Hënë, 2 Nëntor 2026

Vdekja e Papa Françeskut/ Nazarko: Humbje për të gjithë botën, do të ndihen pasojat

Drejtuesi i “Një Shqipëri” në RTSH, Mentor Nazarko, në emisionin e kësaj të hëne i kushtoi një hapësirë të veçantë, një figure të rëndësishme për të gjithë botën, Papa Françeskut.

Nazarko tha, se ndarja nga jeta e Papa Françeskut këtë të hënë, është një humbje për të cilën do të ndihen pasojat në të gjithë botën.

“Bota sot u zgjua me një ngjarje të dhimbshme, me humbjen e një figure të rëndësishme jo thjesht në pikëpamjen shpirtërore, por një figurë që ka shënjuar për 12 vjet me radhë, jetën e krejt njerëzimit, – me vdekjen e Papa Françeskut. Është një humbje për të cilën, do të ndihen pasojat, jo thjesht në botën katolike, por dhe në të gjithë botën mbarë, për shkak të ndikimit që ka në botë në të gjithë njerëzimin, por dhe ashtu edhe në vende të veçanta në vendin e origjinës, në pellgun gjeografik prej nga vinte, apo dhe në një komb të vogël, siç është ky i yni.” – tha Nazarko.

Nazarko ndau dhe disa kujtime gjatë 2 takimeve ku edhe ai vetë ka qenë prezent teksa Papa është takuar me figura të rëndësishme shqiptare.

“Emisioni e ka detyrim që të trajtojë ndikimin e Papa Françeskut në Botë Shqiptare, duke sjellë kujtime të kësaj figure në marrëdhëniet e tij me Shqipërinë, Kosovën dhe me personalitete të veçanta. Kam pasur dy herë, rastin që ta takoj Papa Françeskun; një herë me ish-presidenton e Kosovës, Behxhet Pacolli, pastaj me ish-zëvendëskryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abrazoviç, të dy me vizitat që i kisha organizuar unë.” -rrëfeu Nazarko.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›