E Hënë, 2 Nëntor 2026

Mesazhi i jashtëzakonshëm i Papa Françeskut / Nazarko: Kishte premtuar, se do të vizitonte Kosovën

Mentor Nazarko, në emisionin “Një Shqipëri” në RTSH, foli lidhur me figurën e rëndësishme të Papa Françeskut.

Ai theksoi se ishte pikërisht Papa, ai që vuri plisin në kokë dhe dha një mesazh të jashtëzakonshëm për të rinjtë shqiptarë, duke u bërë thirrje që të mos e braktisin vendin.

Nazarko u shpreh gjithashtu, se Papa Françesku kishte premtuar se do të vizitonte Kosovën.

“Është Papa, ai që ka shpallur Nënë Terezën shenjtore. Ishte Papa që realizoi vizitën e parë jashtë Vatikanit, në një vend të huaj, pikërisht në Shqipëri. Një Papë i afërt, me një qasje sportive, i cili, përveçse takoi personalitete të shumta nga bota shqiptare, si dhe liderë shpirtërorë si baba Mondi, arriti të bëhet një figurë e dashur për shqiptarët.

Vendosi për herë të parë plisin në kokë dhe dha intervista për kolegët e mi gazetarë. Mesazhi i tij i fundit, para disa muajsh, ishte veçanërisht prekës: u bëri thirrje të rinjve shqiptar,ë që të mos e lënë vendin e tyre. Ishte një mesazh i jashtëzakonshëm. Ai kishte premtuar gjithashtu, se do ta vizitonte Kosovën.”

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›