E Martë, 3 Nëntor 2026

“Ka gjetur rrugën e tij” / Tukiçi: Alban Kraja po zbulon rrënjët tona shumë të lashta

David Tukiçi, kompozitor, në emisionin “Një Shqipëri” me Mentor Nazarko në RTSH, foli për Alban Krajën, shkrimtar dhe historian.

Ai tha se Kraja i ka bërë përshtypje për mënyrën sesi ka gjetur rrugën e tij për të zbuluar rrënjët tona shumë të lashta.

“Mamaja e Albanit është vajza e axhës. E kam ndjekur me kureshtje, sepse më ka bërë përshtypje mënyra sesi ai ka gjetur rrugën e tij, për të zbuluar rrënjët tona shumë të lashta.

Ne si familje jemi gjithashtu të interesuar për këto kërkime, pasi edhe unë së fundmi, kam vënë në skenë veprën ‘Rozafa’.

E kompozoja në vitin 2021, gjatë periudhës së pandemisë. Albanin e admiroj jo vetëm si kushëri, por edhe për kapacitetet e tij. Ai po zbulon lidhjen e lashtë që kemi me italianët,” – tha ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›