E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Vdekja e Prigozhin, Zelensky: Ukraina nuk ka asnjë lidhje me rrëzimin e avionit

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky thotë se Kievi nuk kishte asnjë lidhje me një aksident avioni në të cilin lideri i Wagner-it, Yevgeny Prigozhin supozohet të ketë vdekur.

“Ne nuk jemi të përfshirë në këtë situatë, kjo është e sigurt. Unë mendoj se të gjithë janë të vetëdijshëm se kush është i përfshirë“, u tha Zelensky gazetarëve në Kiev, duke iu referuar Presidentit rus, Vladimir Putin.

Nga ana tjetër, ky i fundit ende nuk ka bërë asnjë koment mbi ngjarjen. Presidenti rus iu drejtua sërish sot samitit Brics në Afrikën e Jugut, por nuk e përmendi rrëzimi e avionit.

Ka spekulime të vazhdueshme në lidhje me ngjarjen, teksa burimet e mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar i thanë se agjencia ruse e inteligjencës FSB ka shumë të ngjarë të jetë përgjegjëse

Grupi mercenar Wagner ishte shumë aktiv në Ukrainë, derisa Prigozhin udhëhoqi një kryengritje jetëshkurtër kundër udhëheqjes ushtarake ruse në qershor, të cilën Putin e quajti “tradhti”./ BBC

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›