E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot ditë zie për Leka Zogun, bëjnë homazhe Topi, Berisha, presidentja e Kosovës, Meta, Arvizu, Volfart, Basha

Share

(E PERDITESUAR)- Arkivoli me trupin e pajetë të pretendentit të fronit mbretëror, Leka Zogu, ka mbërritur në sallën e Kuvendit, ndërkohë që shumë rrugë në Tiranë do jenë të bllokuara. Homazhet do zhvillohen nga ora 10:00 deri në 12:00 në hollin qendror të parlamentit shqiptar. Në homazhe ka marrë pjesë edhe kryeministri Sali Berisha me bashkëshorten, presidenti Bamir Topi, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga. Gjithashtu nderime për Leka Zogun ka bërë kryebashkiaku Lulzim Basha, kreu i LSI, Ilir Meta, ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu, ambasadori i OSBE, Volfart, etj. Ceremonia do të mbahet konkretisht ne itinerarin: Nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë Bulevardi Zhan DArk, Bulevardi Dëshmorët e Kombit Sheshi Skënderbej Rruga e Kavajës Varrezat e Sharrës. Policia ka marrë masa për të bllokuar këto rrugë. Flamujtë janë ulur në gjysëmshtizë. Ndërkohë në Tiranë kanë mbërritur përfaqësues të familjes mbretërore italiane, Savoia, për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Leka Zogut të I. Katër krerët e komuniteteve fetare do mbajnë nga një lutje. (VIJON)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›