E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdekja e familjes Reka, Topi ngushëllon Jahjagën

Kreu i shtetit Bamir Topi ka ngushëlluar sot homologen e tij kosovare Atifete Jahjaga për humbjen e jetëve të anëtarëve të familjes Reka në fshatin Restelicë të Komunës së Dragashit, si pasojë e rënies së ortekut të borës.
 

“Me dhimbje të thellë mësova lajmin tragjik të vdekjes së anëtarëve të familjes Reka nga orteku i borës, që ishte një ngjarje e hidhur dhe tragjike. Më lejoni që në këtë ditë zie për mbarë Kosovën, në këto momente të rënda për vajzën e vogël të mbijetuar e për të afërmit e viktimave t`ju shpreh ngushëllimet e sinqerta edhe në emër të shtetit dhe qytetarëve shqiptarë!” ka theksuar Topi.
 

Ai ka shprehur edhe solidaritetin e mbarë shtetit dhe institucioneve shqiptare ndërsa ka siguruar presidenten Jahjaga se ndihma dhe përkrahja e Shqipërisë nuk do t`iu mungojë për asnjë çast dhe në asnjë rrethanë në mënyrë që ta kapërcehet sa më shpejt kjo situatë si dhe pasojat e rënda të shkaktuara nga moti i keq.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›