E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdekja e inspektorit, zbardhen detaje të reja për vetëvrasjen

Dyshimet e para për motivin e vetëvrasje së inspektorit të komiariatit nr 3 në Tiranë është sëmundja e pashërueshme.
 

Sipas burimeve nga policia e kryeqytetit mësohet se Beqir Dauti, 43 vjeç vuante prej disa kohësh nga sëmunda e kancerit. Pikërisht kjo dyshohet se ka qenë edhe shkaku që në mesditë me armën e shërbimt të qëllonte vetën në ballkonin e shtëpisë së tij në katin e katërt në rrugën Don Bosko.
 

Ndërkohë menjëhërë në vendin e ngjarjes kanë shkuar kolegë të tij të komisariatit nr.3 dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
Ndërsa mësohet gjithashtu së gjatë kryerjes së vetëvrasjes, 43 vjeçari ka qenë në shtëpi me djalin e tij 13 vjeç. Por ajo që do të mund të zbardh këtë vetëvrasje do të jetë hetimi i policisë, të cilët pas këqyrjes së vendit të ngjarjes kanë dëruar në morg trupin e pa jetë të inspektorit për një ekspertizë më të hollsishme.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›