“Boboshtica”, gjykata: 1 vit burg për kreun e OMONIA-s

Gjykata e Korçës ka dënuar me 1 vit burg kreun e Omonia-s, Naum Disha për shkatërrimin e varrezave të fshatit Boboshticë .
Në seancën e sotme gjyqësore është dhënë vendimi edhe për dy punëtorët Alqi Koroveshi dhe Luan Zaçe për të cilët është vendosur lirimi me kusht.
Një seancë më parë, prokuroria gjatë pretencës kërkoi dy vjet burg për Dishon dhe nga 1 vit për punëtorët.
Ata akuzohen për dhunim të varrezave të Boboshticës, me qëllim ndërtimin atje të një rruge me beton për të lehtësuar ceremonitë e përvitshme në memorialin e një ushtari të rënë grek.