E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdekja e ish punonjësit të SHISH, ndoshta vrasje

Zbardhen detaje të tjera që cojnë në hipotezën e vrasjes së agjentit të SHISH Isa Çopa. Burime nga grupi i ekspertimit bëjnë me dije se nga hetimet ka rezultuar se viktima ka goditje të forta me mjete të tjera në kokë dhe se vdekja nuk ka ardhur nga goditja me armën e tij. Sipas këtyre burimeve evidentohet se viktimës i janë gjetur deformime të tjera në kokë që mund të vijnë vetëm nga goditja me mjete të forta.
Oficeri i Shërbimit Informativ Shtetëror u gjend i djegur brenda automjetit të tij në një zonë pak të frekuentuar, në veri të qytetit bregdetar të Durrësit, ndërsa mbeten mister motivet e kësaj ngjarjeje.

Prej 11 vjetësh ai punonte në Shërbimin Informativ. Isa Çopa, 49 vjec babai i një fëmije, nga Durrësi, u gjet i shkrumbuar pas alarmit të dhënë nga familjarët e tij në polici për moskthimin në shtëpi dhe mesazhin e dyshimtë që i kishte dërguar djalit të vetëm, nxënës në shkolle të mesme, mbrëmjen e kaluar.

Nga hetimet paraprake ka rezultuar se automjeti `Opel Corsa`i viktimes ishte sperkatur me benzine brenda dhe jashte dhe më pas i eshte vene zjarri, por pas berjes se autopsise se viktimes eshte pare qe ai me heret ishte qelluar me arme zjarri dhe mendohet se vdekja ka ardhur nga plumbi dhe jo nga djegia. Arma qe ka qelluar është pistoleta e tij tip Makarov. Policia e durrësit dje nuk dha një version përfundimtar për motivin e këtij krimi pra nëse kishim të bënim me një vrasje apo vetëvrasje. Por familjarët e viktimës janë shprehur se 49 vjecari nuk kishte asnjë motiv për tu vetëvrarë.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›