Vlorë, arrestohen 2 persona të shpallur në kërkim

Policia e Vlorës ka bërë të mundur kapjen e dy personave të shpallur në kërkim.
Rasti i parë është ai i Eduart Musait 24 vjeç banues në Vlorë i cili në fund të muajit shtator dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit me iniciale B.T.
Për këtë vepër ndaj tij ishte lëshuar masa e sigurisë, “Arrest me burg”, ndërsa aktualisht kanë nisur hetimet për veprat penale “Vrasje në tentativë” dhe “Mbajtje pa leje e armëve luftarake”.
Një tjetër i ndaluar është 20 vjeçari Klaudio Skënderaj i cili ishte shpallur në kërkim rreth një javë më parë pasi në bashkëpunim një person tjetër në lagjen “Osman Haxhiu” i kanë hequr nga qafa me dhunë një varëse floriri shtetases A. R., 70 vjeç banuese po në këtë lagje.
Lidhur me këtë ngjarje Prokuroria e Vlorës ka nisur hetimet për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”.