Vdekja e kater femijeve nena braktis banesen e tragjedise
Lajmin e konfirmojne burime nga Bashkia e Sukthit sipas te cilave shefi i zyres se sherbimeve ne kete institucion Nazmi Mica ishte interesuar ta takonte 30-vjecaren per ti komunikuar se bashkia i kishte gjetur shtepine ku ajo do jetonte me qirane qe do i paguante pushteti lokal. Pas interesimit te tyre ne banesen ku ndodhi tragjedia nepermjet fqinjeve ishte mesuar fakti qe ajo ishte larguar ndersa mendohej se ajo kishte shkuar te jetonte tek e ema. Nderkohe bashkia pohoi dje se gjate dites se sotme e cila eshte dita e pare e punes per kete jave pritet qe 30-vjecares Xheka ti komunikohet edhe vendi i punes qe pushteti lokal i premtoi asaj nje dite pas tragjedise se rende. Bashkia e Sukthit menjehere pas tragjedise se rende qe mori jetet e kater femijeve nga 6 ne 13 vjec ngushelloi nenen e tyre duke i ofruar kushte me te mira jetese nga ato ne te cilat ajo jetonte deri momentin e tragjedise. Nje dite pas ngjarjes se rende gruaja 30-vjecare pohoi per mediat se do te jetonte ne shtepine ku dhane shpirt kater femijet e saj pasi kjo ishte e vetmja menyre qe mund ta ngushellonte. Tragjedia ne familjen ne Xheka ndodhi duke u gdhire dita e enjte e javes se kaluar kur kater femijet u gjeten ne oren 0230 te nates te asfiksuar nga tymi qe shkaktoi djegia e nje televizori. Te trembur nga erresira dhe bubullimat te miturit kishin ndezur nje qiri dhe e kishin vendosur mbi televizor. Ekspertet kriminaliste kane nxjerre se djegia e qiririt deri ne fund i kishte vene zjarrin televizorit i cili kishte shkaktuar tym te shumte dhe te perbere me lende helmuese ka asfiksuar kater te miturit. Madje ekspertet kane nxjerre se njeri prej femijeve te Suzana Xhekes Roberti kishte tentuar te hapte deren por e kishte pasur te pamundur dhe ishte rrezuar pertoke ne dysheme ku dhe kishte dhene shpirt. fa.ma.