KLD gjyqtaret debat per anetarin e 5-te
Debati eshte per njerin prej vendeve vakante ne KLD i cili ka mbetur i diskutueshem mes togave te zeza te dy shkalleve te para. Burime nga Konferenca Gjyqesore Kombetare pohuan dje se perfundimisht eshte konfirmuar qe tre prej anetareve te rinj te KLD-se do te jene nga radhet e gjyqtareve te Faktit dhe nje nga radhet e gjyqtareve te Gjykates se Larte. Per vendin e peste togat e zeza te dy shkalleve jane futur ne debate pasi secila pale pretendon se i takon ligjerisht ky mandat. Gjyqtare te ndryshem anetare te te dy shoqatave te togave te zeza Unionit te Gjyqtareve dhe Shoqates se Gjyqtareve konfirmuan faktin se zgjidhja e konfliktit per anetarin e peste te KLD-se ka gjasa te behet pjese e votimit te Konferences Gjyqesore. Madje gjyqtaret kane hedhur propozimin qe votimi te jete i hapur dhe i njellojte per te gjithe kandidatet. Keshtu sipas tyre 30 konkurrentet qe vijne nga te tria shkallet e gjyqesorit duhet te hyjne ne gare te hapur mes tyre. Pas votimit te hapur sipas gjyqtareve duhet te shpallen fitues 5 kandidatet qe do mbledhin numrin me te madh te votave nga Konferenca Gjyqesore. Ende nuk dihet sesi do te veprohet pasi paraprakisht gjyqtare te ndryshem kane shfaqur larmi mendimesh ndersa kryesia e KGJK-se ende nuk ka dale me nje konkluzion. Kandidatet per pese vendet e lira ne KLD kane hyre ne radhet e gjyqesorit nga Fakulteti i Drejtesise dhe nje pjese tjeter vijne nga Shkolla e Magjistratures. Gjykata e Larte pohoi pak dite me pare se ne kete institucion jane regjistruar plot 30 gjyqtare te te tria shkalleve te gjyqesorit per te konkurruar per 5 vendet e lira ne KLD. KGJK sipas Gjykate se Larte do te organizohet nen drejtimin e kryetares se ketij institucioni Shpresa Becaj ne oren 0930 te dites se sotme ne ambientet e nje kompleksi ne periferi te Tiranes. KGJK-ja mblidhet per here te pare pas shfuqizimit te ligjit organik per funksionimin e saj nga Gjykata Kushtetuese. Unioni
Unioni i Gjyqtareve u shpreh dje se pese vendet bosh te anetareve te KLD-se duhet te ndaheshin kater mes gjyqtareve te Faktit dhe nje mes togave te zeza te Gjykates se Larte. Ne kete menyre kjo shoqate perjashtoi gjyqtaret e Apelit per te pasur te drejten qe te zgjedhin gjate mbledhjes se sotme njerin prej anetareve te KLD-se. Perfaqesues te kesaj shoqate pohuan dje se pavaresisht pretendimeve e mira do te ishte qe gjithcka te zgjidhej nepermjet votimit. Sipas tyre kjo procedure ose do te behej pjese e votimit kryesor ose do te votohej paraprakisht dhe pasi te vendosej kjo ti hapej rruga votimit te 5 kandidateve. Gjate gjithe kohes dy shoqatat kane pasur perplasje mes tyre. Shoqata
Shoqata Kombetare e Gjyqtareve pohoi dje se anetari i peste i mbledhjes se sotme u perkiste gjyqtareve te Shkalles se Dyte. Sipas tyre nese nga gjyqtaret pjesemarres ne Konferencen Kombetare Gjyqesore do te pretendohej ndryshe atehere anetaret e Shoqates Kombetare te Gjyqtareve do te propozonin votim te hapur per te 30 kandidatet. Sipas tyre ne baze te votimit te hapur do te konsideroheshin te barabarte te gjithe konkurrentet pa dallim sipas shkalleve te gjyqesorit dhe do te kualifikoheshin 5 gjyqtaret qe do arrinin te mblidhnin numrin me te madh te votave te kolegeve te tyre. Pastaj do te procedohej me propozimin e ketyre emrave si anetare te KLD-se. Kandidatet per ne KLD
1. Aleksander Muskaj
2. Besnik Imeraj
3. Medi Bici
4. Musa Halili Gjergjari
5. Astrit Kalaja
6. Agron Papajani
7. Artan Broci
8. Gjin Gjoni
9. Sokol Ngresi
10. Marjana Velcani
11. Arjana Lico
12. Dhurata Bilo
13. Shpetim Reka
14. Tritan Hamitaj
15. Roland Hysi
16. Ded Miri
17. Bedri Qori
18. Albert Spiro
19. Albert Meca
20. Alkelina Gazidede
21. Artur Gaxha
22. Bledar Abdullai
3. Enkelejda MetaliajSofta
24. Flamur Kapllani
25. Ibrahim Hoxha
26. Ilir Mustafaj
27. Rezarta BalliuVigani
28. Dritan Hallunaj
29. Hasan Selimi
30. Valbona Durraj