Qyteti me rruge te shkaterruara Bashkia e Kukesit aplikon per kredi
Amortizimi i rrugeve hyrese dhe ato te brendshme te qytetit te Kukesit ka detyruar bashkine te aplikoje per marrjen e nje kredie. Investimi i fundit i bere ne rrugen kryesore te ketij qyteti eshte ai i vitit 1999 menjehere pas krize se Kosoves kur nga Banka Boterore iu dhane rreth 900 mije dollare thjesht per te asfaltuar dy km rruge.Nisur nga gjendja e krijuar Bashkia e Kukesit ka aplikuar per nje kredi bankare per te ndertuar dhe rindertuar sistemin rrugor dhe elemente te tjera te infrastruktures.Burime prane bashkise bejne te ditur se behet fjale per nje shume prej rreth 200 milione lekesh qe kjo njesi vendore do ti marre kredi nga banka Procredit.Per nje gje te tille jane bere projektet e duhura si dhe eshte marre miratimi i Ministrise se Financave e cila do te garantoje sigurine e kreditimit.Nga ana tjeter Bashkia e Kukesit duke qene se renditet ne 10 bashkite me performance shume te mire nga programi amerikan i USAID mendohet se do ta kete me te lehte kalimin e procedurave te marrjes se kredise. Nese ajo miratohet dhe sic mesohet nga burime te bashkise behet fjale per fundin ketij vitit dhe fillimin e vitit te ardhshem kjo do te ishte kredia me e madhe dhe investimi me i madh i bere ndonjehere ne infrastrukturen e Kukesit.Mesohet gjithashtu se ne projektet e bashkise per infrastrukturen jane rruget e brendshme trotuaret fasadat e pallateve nje minikinema etj. Ne javen e ardhshme ky program do te marre edhe miratimin e keshillit te bashkise. Hyrjet dhe daljet nga autostrada ne qytet rruget e brendshme fasadat e pallateve te shkaterruara etj. krijojne ne kontaktin e pare te vizitoreve imazh jo serioz per nje qytet prandaj ne synojne te ndryshojme dicka ka thene nje prej nepunesve te bashkise per projektet e ardhshme.