E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdekja e nënë e bijë, ende të paqarta motivet

Policia e Tiranës ende nuk ka mundur të zbardhë motivet e vdekjes së papritur të nënë e bijë nga fshatin Shën Gjergj i Tiranës.
Dy gratë Xhile Sila 70 vjeç dhe e bija Burbuqe Pepa 40 vjeç u gjetën dje të pajeta në banesën e tyre nga fqinjët. Sipas dyshimeve të para nënë e bijë janë helmuar nga ilaçi i minjve që kishin hedhur në ambjentet e banesës. Ky ilaç, pasi hidhet në ambjent të hapur, shpërbëhet dhe bëhet mjaft i rrezikshëm. Gazetarja jonë Aulona Kadillari, e cila ndodhet në vendin e ngjarjes, raportoi se dy viktimat janë varrosur në orën 11 të drekës. 70 vjecarja jetonte e vetëm në banesë dhe dje kishte ftuar për drekë, vajzën e saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›