Kapllani e Berisha, dyshja larg golit
Dy sulmuesit e kombetares sone, qe luajne ne bundesligen e dyte gjermane, ende nuk kane lene gjurmet e para, me fillimin e kampionatit. Edmond Kapllani dhe Besart Berisha, sulmuesit kuqezi, qe jane thirrur edhe per ndeshjen e fundit eliminatore, ndaj Suedise, vazhdojne qe te kalojne secili nga nje moment jo shume te mire, ne karrieren e tyre. Augsburgu i Kapllanit e perfundoi ndeshjen e djeshme ne barazim 2-2, por sulmuesi Kapllani nuk ishte titullar ne fushe. Edhe Berisha nuk ka qene i preferuar ne javet e para me Arminian e Bielfieldit. Dy sulmuesit do ta kene te veshtire qe te zene vend ne formacionin e pare, edhe ne kombetare, ndaj Suedise, madje nese nuk aktivizohen ne vijim, trajneri Kuzhe do ta kete te veshtire qe t'i ftoje me tej ne perfaqesuesen tone.