E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti çek Klaus nesër vizitë në Tiranë

Presidenti i Çekisë, Vaçslav Klaus do të nisë nesër një vizitë dy ditore në Tiranë me ftesë të presidentit Bamir Topi.
Gjatë qëndrimit në vendin tonë, Presidenti cek do të takojë drejtuesit më të lartë të shtetit shqiptar si kryeministrin Sali Berisha dhe kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli.
Në axhendën e Presidentit të Çekisë, Vaçslav Klaus parashikohet gjithashtu dhe pjesëmarrja në ceremoninë e promovimit të librit të shkruar prej tij "Planeti blu nën vargoj të gjelbër", që do të organizohet nga Instituti për Marrëdhënie Ndërkombëtare.
Një tjetër moment i rëndësishëm i vizitës zyrtare të Presidentit çek në Shqipëri është pjesëmarrja bashkë me Presidentin Topi në Forumin e Biznesit shqiptaro-çek.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›