Hyka, "shijon" ne stol fitoren e Maincit
Jahmir Hyka nuk eshte preferuar as ne ndeshjen e fundit nga trajneri i skuadres se tij, duke mbetur ne stol, pa mundur dot qe ta shijoje fitoren e madhe, qe siguroi Mainc '05, ndaj Hofenhamit, 2-1. Hyka aktivizohet ne bundesligen e pare, por pas ndeshjes se fundit ai eshte ne pritje qe te bashkohet me kuqezinjte, me shprese qe te preferohet titullar ndaj Suedise. Ne ndeshjet e djeshme te bundesliges ra ne sy fitorja e thelle e Hanoverit te Altin Lales. Hanover i triumfoi 5-2 ndaj Fraiburgut, por Lala vazhdon qe te vuaje demtimin e nje viti me pare. Sakaq, Bajerni i Mynihut u ndal ne nje barazim pa gola me Kelnin, duke konfirmuar se nuk e ka gjetur ende ritmin e duhur per te marre kreun e bundesliges.