E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdekja e nje diplomati

Vdiq Holbrooke, gjiganti i diplomacise amerikane, duke thene fjalet e tij te fundit: "Ndaloni luften ne Afganistan"


Vdiq ne moshen 69-vjeçare Richard Holbrooke, gjiganti i diplomacise amerikane, protagonist kryesor i paqes se Dayton-it. "Holbrooke i ka sherbyer per thuajse gjysme shekulli vendit te tij qe e donte shume", - ka thene Hillary Clinton ne momentin qe u ka konfirmuar gazetareve vdekjen.


Shtetet e Bashkuara "kane humbur nje nder mbrojtesit me te vendosur dhe nje nder sherbyesit me te devotshem". Holbrooke te shtunen e kaluar ishte shtruar urgjentisht ne spital per nje gervishtje te aortes si pasoje e nje ataku ne zemer. Per kete arsye, mjeket kane tentuar t'i bejne nje nderhyrje kirurgjikale. Fjalet e tij te fundit, siç ka thene familja e tij per "Post", ka qene: "Ndaloni luften ne Afganistan".


Presidenti amerikan, Barak Obama, eshte shprehur i pikelluar per vdekjen e te derguarit special ne Afganistan dhe Pakistan, duke e percaktuar si nje "figure unike" dhe "nje gjigant te vertete te politikes se jashtme amerikane". Holbrooke - shkruan Obama ne nje komunikate - le kujtimin e "diplomacise se tij te palodhshme, te dashurise se tij per vendin dhe te kerkimit te tij te palodhshem per paqen ne vende te ndryshme te botes".


"Kur jam bere president - ka konfirmuar - isha i lumtur qe Richard pranoi t'i risherbente perseri vendit". Holbrooke diplomat i zoti dhe si njeri i drejtperdrejt ne bisedime, qe protagonisti i maratones diplomatike me ish-presidentin Slobodan Milosevic per te ndalur krizen e Kosoves.


I lindur ne New York me 24 prill 1941, biri nje hebreu gjerman te arratisur nga persekutimet ne Gjermani gjate viteve '30, Holbrooke kishte nje karriere te gjate diplomatike mbi shpatulla.


Ne maj te vitit 1968 merr pjese ne negociatat e para mbi Vietnamin, si asistent i bisedimeve per paqe te Parisit. Me presidentin Carter behet zv.sekretari me i ri i SHBA-ve, i ngarkuar me çeshtjet e Paqesorit dhe te Azise lindore. Ishte pikerisht me vone Bill Clinton qe e thirri ne politike duke e emeruar me pare si ambasador ne Gjermani dhe ne vitin 1994, zv.sekretar te Shtetit per çeshtjet europiane dhe kanadeze.


Ne kete rol, ne vitin 1995, i besohet ndermjetesimi ne Bosnje. Ai me vendosmeri dhe me aftesi te lindur dialoguese e detyron Milosevicin te behet garantues i paqes ne marreveshjet e Dayton-it ne dhjetor te vitit 1995.


Ne vitin 1996, Holbrooke rikthehet per te bere super ndermjetesuesin fillimisht ne krizen e qipriote dhe pastaj ne ish-Jugosllavi, per Kosoven. Nga 1999 deri 2001 ka qene ambasador i Shteteve te Bashkuara ne OKB. Ne 2004 merr pjese si keshilltar ne fushaten elektorale te Senatorit John Kerry. Ne vitin 2009 u emerua nga Obama si i derguar special ne Afganistan e Pakistan.


Kur Holbrooke beri nje vizite ne Ballkan bashke me perfaqesuesin e larte te Kombeve te Bashkuara ne Kosove, Bernard Kushner, shkoi edhe ne Serbi, ku nder te tjera bisedoi edhe me shume politikane serbe per Kosoven.


Ja si eshte prehur ai ne lidhje me viziten qe beri ne Serbi: "Kur shkova ne Beograd me Bernardin u thashe serbeve se ato u duhet te bejne nje zgjedhje historike. Ata duhet te zgjedhin midis Kosoves dhe Europes. Nese duan te integrohen ne Bashkimin Europian, ata duhet ta kuptojne se kete nuk mund ta bejne deri sa te zgjidhet statusi i Kosoves.


Nese zgjedhin Kosoven, ata humbasin dyfish, sepse Kosoven ata e kane te humbur. Kete e pranojne edhe vete serbet ne biseda private, edhe serbet konservatore. Madje, ata kane nje menyre per ta shpjeguar humbjen e Kosoves. "Millosheviçi e humbi Kosoven per ne", - thone ata.


Nga ana tjeter, serbet kane dy shqetesime te ligjshme: sigurine fizike dhe te drejtat civile te pakices ne Kosove, si dhe monumentet shume te rendesishme kulturore dhe fetare.


Vetem leximi i ketij paragrafeve, na ndihmon te kuptojme se ai ishte nje mik i madh i shqiptareve dhe i Kosoves, sepse ai luftoi dhemb per dhemb me Hitlerin e Ballkanit, Sllobodan Miloshevicin dhe shpuren e tij naziste qe shtypi, masakroi dhe deboi shqiptaret e Kosoves nga trojet e tyre.


Ai nuk luftoi vetem per Kosoven, por per stabilitetin ne Ballkan. Me inteligjencen dhe mprehtesine diplomatike, ai luftoi per stabilitetin ne Ballkan ndaj dhe i keshillonte: "Deshtimi yne me i madh nuk eshte moskapja e Radovan Karaxhiçit dhe Ratko Mlladiçit, por mungesa e stabilitetit si pasoje e moskapjes se tyre".


Vdekja e Holbrooke eshte nje humbje jo vetem per Diplomacine dhe interesat amerikane ne bote, por edhe per Kosovaret. Shume shpejt Kosova do te perfshihet ne bisedime me Serbine, edhe pse SHBA-te, nuk do te marrin pjese drejtperdrejt ne keto bisedime, jam i sigurt qe nese Holbrooke do te jetonte, si njeri qe luftonte per paqen dhe qe mbrojti kosovaret ne kauzen e tyre te drejte, do te luante nje rol vendimtar qe keto bisedime te ishin pozitive, transparente dhe demokratike sipas rregullave te se Drejtes Nderkombetare ne fuqi.

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›