E Diel, 1 Nëntor 2026

Thellimi dhe abuzimi me Bunen

Gjate dites se djeshme eshte nenshkruar nje memorandum me Malin e Zi. Nderkohe, foto te muajit gusht sjellin faktin se si eshte abuzuar me shtratin e Bunes gjate stines se veres nga firmat qe marrin inerte nga lumi


SHKODËR - Ndonese flitet shume dhe specialistet rreshtojne disa shkaqe te situates se permbytjeve ne Shkoder, nje prej tyre mbeten dhe gerryerjet e lumenjve per marrje inertesh, aktivitet ky i ndeshur dendur ne 20 vitet e fundit.


Kesaj nuk i kane shpetuar as lumenjte e Shkodres ku ne shume prej tyre aktiviteti eshte i ligjshem, dhe me leje te organeve perkatese. Se sa respektohen keto leje, kjo nuk dihet.


Kjo foto eshte bere ne lumin Buna me 14.08.2010. Kishin ndodhur permbytjet e janarit, shkurtit e prillit dhe me vendim qeverie ishte pezulluar aktiviteti per nxjerrje inertesh.


Fotot jane bere rreth ores 15:00, ne afersi te fshatit Zues, ku shihen qarte se si kamione dhe nje eskavator gerryejne shtratin e lumit dhe ngarkohen me inerte. Madje nga gerryerja eshte krijuar nje si siperfaqe pa uje ne forme gjiri, e ngushte, qe shkon diçka me shume se gjysma e gjeresise se lumit ne kete zone.


Nga disa te dhena jozyrtare mesuam se subjekti qe kryente punimet kishte leje, por jo ne ate pjese te lumit, por diku me tej. Kjo pjese tashme nuk shihet fare, pasi lumi Buna e ka mbuluar plotesisht dhe thellesia aty i kalon 7 metra.


Kur te vije vera, ka mundesi qe perseri ketu te shohim ekskavatore dhe kamione qe ngarkohen me inerte dhe "ndihmojne" ne thellimin e pasojave te permbytjeve.
Nderkohe dje eshte nenshkruar ne Shkoder memorandumi i mirekuptimit mes qeverise shqiptare dhe asaj te Malit te Zi, i cili do t'i jape mundesi nderhyrjeve ne hapesiren ujore kufitare te perbashket te dy vendeve, liqenin e Shkodres, si dhe lumenjte Drin e Buna.


Ne kete marreveshje theksohet se "te ballafaquar me pasojat e situates hidrologjike te ketij viti, pala shqiptare dhe ajo malazeze shprehin gatishmerine e plote per te punuar bashkarisht per realizimin e pershpejtuar te projektit te rregullimit te regjimit ujor te pellgut ujembledhes te liqenit te Shkodres, Bunes dhe Drinit".

 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›