E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdekja e pacientes,Vasili: Të pezullohen mjekët

Vdekja e së afërmes së tyre Drita Gixharit ka hedhur sërisht faj mbi mjekët e urgjencës së spitalit "Nënë Tereza" në Tiranë. Bashkëshorti i pacientes si dhe të afërm të saj denoncojnë në mikrofonin e emisionit "Alarm" maratonën që u është dashur për të mjekur të afërmen e tyre si dhe sorrollatjet sa nga një pavion të spitalit në një tjetër.
Ndërkohë pas kësaj mësohet nga burime të policisë së Tiranës se të afërmit e 58-vjeçare, Drita Gixhari kanë bërë denoncim në komisariatin e policisë Nr.4 ku kanë akuzuar mjekët e qendrës spitalore universitare "
Nënë Tereza" për këtë vdekje. Por ajo që do të vendos nëse mjekët kanë faj ose jo është autopsia që do të realizohet në morgun e tiranës.

Ndërkohë që ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili ka urdhëruar pezullimin nga puna të mjekëve të QSUT-së, që duhej të kujdeseshin për pacienten e vdekur tashmë. Urdhëri i ministrit Vasili ka ardhur pas akuzave për neglizhencë të mjekëve, akuzë kjo e ngritur nga familjarët e së ndjerës Drita Gixhari, e cila humbi jetën në urgjencën e Spitalit "Nënë Tereza" në Tiranë. Sipas këtij urdhëri, mjekët do të jenë të pezulluar deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes. Vasili ka kërkuar që të hetohet deri në fund çdo detaj i ngjarjes.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›