E Diel, 1 Nëntor 2026

Angli, mediat "kryqëzojnë" ish-kryeministrin Toni Bler

Seanca e parë degjimore në Britani e ish-kryeministrit Toni Bleir ka shkaktuar një furtunë mediatike. Polemikat nuk janë shkaktuar vetëm nga prania e ish-zyrtarit të lartë britanik në gjykatë, por edhe nga fjalët e laburistit kanë habitur mediat.
Gjatë seancës dëgjimore Toni Bler u pyet nga pala e akuzës nëse ndiente ndonjë pendesë për vrasjet e shumta që janë kryer në Irak.
"Kanë vdekur shumë njerëz që të ketë pendesë nga ana ime."- i është përgjigjur pyetjes ish-kryeministri britanik. Gazeta 'The Guardian' e ka përkufizuar këtë përgjigje të Bler si mungesë edukate, ndërsa gazeta britanike "Independent", jepte të transkriptuara fjalët e ish-kreut laburist pa dhënë asnjë koment mbi fjalët e tij. Ndërkohë gazeta "Times" vinte theksin në faktin se Bler nuk u pendua dhe do të vepronte në të njëjtën mënyrë edhe nëse do vendosej sërish para të njëjtës situate. Toni Bler është akuzuar për pushtimin e Irakut dhe për shkaktimin e vrasjeve masive në shtetin islamik.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›